blog-post

Postuar më: 27-01-2023

Nën moduli – Kodi i drejtësisë për të mitur – sesioni i gjashtë: Vendimet gjyqësore, mjetet juridike, gjykimi i madhorëve për vepra penale të kryera ndaj fëmijëve dhe mbrojtja e fëmijëve viktima apo dëshmitarë

Më 27 janar 2023, në kuadër të Programit Fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë grupi i dytë është realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “ Kodi i drejtësisë për të mitur” me trajnues znj. Nesrin Lushta, gjyqtare në Gjykatën Supreme.

Gjatë realizimit të këtij sesioni janë trajtuar: llojet dhe pjesët vendimeve gjyqësore (pjesa hyrëse, dispozitivi dhe vendimi), vlerësimi i provave lidhur me personalitetin e të miturit, vlerësimi i provave lidhur me veprën penale, mjetet juridike, gjykimi i madhorëve për vepra penale të kryera ndaj fëmijëve dhe mbrojtja e fëmijëve nga kontakti me kryerësit e veprës penale dhe zyra për mbrojtje dhe ndihmë viktimave.

Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike dhe me metodën e bashkëbisedimit.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak.

Shpërndaje :