Nën moduli – Kodi i drejtësisë për të mitur – sesioni i pestë: Procedura pergatitore, arresti, ndalimi policor, paraburgimi dhe shqyrtimi gjyqësor dhe vendimet e gjykatës
Më 26 janar 2023, në kuadër të Programit Fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë grupi i dytë është realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “ Kodi i drejtësisë për të mitur” me trajnues znj. Nesrin Lushta, gjyqtare në Gjykatën Supreme.
Gjatë realizimit të këtij sesioni janë trajtuar: kallëzimi penal i policisë, fillimi dhe kohëzgjatja e procedurës përgatitore, mos fillimi i procedurës përgatitore (parimi i oportunitetit), pushimi i procedurës përgatitore, arresti, ndalimi policor, paraburgimi, kuptimi i paraburgimit, caktimi i paraburgimit ndaj të miturit dhe rrjedha e procedurës për paraburgim dhe forma e vendimit për paraburgim.
Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike dhe me metodën e bashkëbisedimit.
Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre është nga komuniteti boshnjak
Postuar më: 26-01-2023