Nën moduli: Kodi i drejtësisë për të mitur, sesioni i tretë- Masat edukuese dhe dënimet
Më 06 korrik 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kodi i drejtësisë për të mitur”, në mbështetje të trajnueses z. Hashim Çollaku, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit.
Gjatë realizimit të këtij sesionit janë duke u trajtuar: qëllimi i masave edukative, llojet dhe kohëzgjatja e masave edukative, masat edukuese të mbikëqyrjes së shtuar me detyrimet e veçanta, mbikëqyrja e shtuar nga ana e prindit, prindit adoptues ose kujdestarit, dënimi me gjobë, urdhri për punë në dobi të përgjithshme dhe burgimi për të mitur.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.
Postuar më: 06-07-2023