blog-post

Postuar më: 31-08-2023

Nën moduli: Kodi Penal-pjesa e përgjithshme, sesioni i gjashtë: Mbrojtja e nevojshme

Më 31 gusht 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e përgjithshme”, në mbështetje të trajnuesit z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit-Departamenti Special.

Në kuadër të sesionit të tretë në temën e lartcekur janë duke u trajtuar: tejkalimi i mbrojtjes së nevojshme, nevoja ekstreme, rreziku, mënjanimi i rrezikut, tejkalimi i nevojës ekstreme dhe detyrimi për t’iu ekspozuar rrezikut.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.

Shpërndaje :