blog-post

Postuar më: 27-06-2023

Nën moduli: Kodi penal pjesa e veçantë - sesioni i katërt – Veprat penale kundër martesës dhe familjes, veprat penale kundër shëndetit publik dhe veprat penale të narkotikëve

Më 27 qershor 2023, në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare, Akademia e Drejtësisë për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ Drejtësia Kushtetuese në raport me sistemin gjyqësor dhe prokurorial ” me z. Agron Uka, prokuror ne Prokurorinë Themelore ne Gjilan.

Në këtë nën modul temat që po trajtohen janë: vështrim i përgjithshëm, veprat penale kundër martesës dhe familjes, bigamia, mundësimi i lidhjes së martesës së kundërligjshme, martesa e detyruar, bashkësia jashtëmartesore me persona nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare, ndryshimi i statusit familjar të fëmijës, marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës, përhapja e sëmundjeve ngjitëse, mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë dhe përhapja e sëmundjeve venerike.

Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të shtetit të sapo emëruar 2023/2024.

Shpërndaje :