blog-post

Postuar më: 17-07-2023

Nën moduli: Kodi Penal-pjesa e veçantë, sesioni i nëntë: Veprat penale kundër rendit publik

Më 17 korrik 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e veçantë”, në mbështetje të trajnuesit z. Kreshnik Radoniqi, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit-Departamenti Special.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtua: pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, sulmi ndaj personit zyrtar, pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi, heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave, prezantimi i rremë si person zyrtar, vetëgjyqësia, dhënia e kundërligjshme e ndihmës juridike, dëmtimi i varreve apo kufomave

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 5 prokurorë të sapoemëruar 2022/2023.

Shpërndaje :