blog-post

Postuar më: 30-05-2023

Nën moduli: Kodi Penal-pjesa e veçantë, sesioni i parë- Veprat penale kundër ekonomisë

Më 30 maj 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e veçantë”, në mbështetje të trajnuesit z. Agim Maliqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: mashtrimi i konsumatorëve, tregtia e ndaluar, shmangia nga tatimi, pranimi i ryshfetit në sektorin privat, kontrabandimi i mallrave dhe shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të sapoemëruar 2023/2024.

Shpërndaje :