blog-post

Postuar më: 27-11-2023

Nën moduli: Kontrolli dhe konfiskimi, sesioni i pestë: Rastet nga praktika vendore

Më 27 nëntor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kontrolli dhe konfiskimi”, në mbështetje të trajnuesit z. Shqipdon Fazliu, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: rastet nga praktika vendore: veprat lidhur me veprën penale – vjedhje e rëndë nga neni 327.2.1 dhe 2.7 të KPRK-së, Faktet - veprimet e prokurorit të shtetit aktgjykimi i Gjykatës Themelore dep. i krimeve të rënda aktvendim i gjykatës së Apelit dhe Aktgjykimi i Gjykatës Supreme.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të sapo emëruar 2023/2024.

Shpërndaje :