Nën moduli: Krimi kibernetik, sesioni i katërt : Provat Elektronike
Më 05 shtator 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Krimi kibernetik”, në mbështetje të trajnuesit z. Skender Çoçaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: burimet mbulojnë çdo pajisje elektronike, dëshmitë në vendngjarje, integriteti i të dhënave, lista e kontrolleve, mbështetja nga ekspertë të fushës, trajnimi i oficerëve, llojet e sekuestrimit, sekuestrimi me anë të konfiskimit të pajisjes rezervë për ruajtjen e të dhënave, sekuestrimi i provave nga Interneti dhe mbledhja e provave dhe Konventa e Budapestit për krim kibernetik.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.
Postuar më: 05-09-2023