Nën moduli: Krimi kibernetik, sesioni i parë: Shoqëria e Informacionit dhe Krimi Kibernetik
Më 04 prill 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Krimi kibernetik”, në mbështetje të trajnuesit znj. Ikramije Bojaxhiu, prokurore në Prokurorinë e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: çfarë është krimi kibernetik?, organizatat ndërkombëtare dhe krimi kibernetik.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 5 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2022/2023.
Postuar më: 04-04-2023