blog-post

Postuar më: 13-09-2023

Nën moduli: Përgjegjësia e personave juridik, sesioni i dytë: Përgjegjësia penale e personave juridik sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës

Më 13 shtator 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnim teorik nga nën moduli “Përgjegjësia penale e personave juridik sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, në mbështetje të trajnuesit z. Kreshnik Radoniqi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit-departamenti special.

Në kuadër të kësaj teme janë duke u trajtuar: Zanafilla, teoritë dhe legjislacioni ndërkombëtar për përgjegjësinë penale të personit juridik, rregullimi i përgjegjësisë penale të personit juridik nga legjislacione të disa vendeve, përgjegjësia penale e personave juridik sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një është nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.

Shpërndaje :