Nën moduli – Procedura jonktestimore – sesioni i dytë: Rregullimi i gjendjeve personale dhe familjare
Më 11 janar 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e I, është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Procedura jokontestimore”, në mbështetje të trajnueses znj. Drita Rexhaj, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: rregullimi i gjendjeve personale, heqja dhe kthimi i zotësisë për të vepruar, shpallja e zhdukjes ose vdekjes së një personi dhe të provuarit e vdekjes, rregullimi i marrëdhënieve familjare, vazhdimi dhe pushimi i së drejtës prindërore, heqja dhe kthimi i të drejtës prindërore dhe dhënia e lejes për martesë.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar.
Postuar më: 11-01-2023