blog-post

Postuar më: 18-01-2023

Nën moduli – Procedura jonktestimore – sesioni i tretë: Rregullimi i marrëdhënieve pasurore, administrimi dhe shfrytëzimi i sendit të përbashkët

Më 18 janar 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Procedura jokontestimore”, në mbështetje të trajnueses znj. Drita Rexhaj, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Administrimi dhe shfrytëzimi i sendit të përbashkët, ndarja e sendeve dhe palujtshmërive në bashkëpronësi, caktimi i lartësisë së kompensimit për paluajtshmërinë e eksproprijuar, rregullimi i çështjeve të tjera jokontestimore, përpilimi dhe vërtetimi i përmbajtjes së dokumentit dhe ruajtja e dokumenteve.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :