blog-post

Postuar më: 05-06-2023

Nën moduli: Procedura kontestimore, pjesa e dytë, sesioni i njëmbëdhjetë- Simulimi i seancës përgatitore

Më 05 qershor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Procedura kontestimore-pjesa dytë”, në mbështetje të trajnuesit z. Qerim Ademaj, Zv. Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Si duhet të hapet seanca përgatitore, cila është radha e deklarimit të palëve, cilat janë pyetjet qe mund te parashtrojë gjykata, si duhet të parashtrohen propozimet për marrjen e provave nga ana e palëve dhe si duhet ti vlerësojë gjykata propozimet e bëra.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak.

Shpërndaje :