Nën moduli - Procedura kontestimore-pjesa e parë, sesioni i katërt: Mjetet e jashtëzakonshme të goditjes
Më 12 maj 2023, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Procedura kontestimore-pjesa e parë”, në mbështetje të trajnuesit z. Fejzullah Rexhepi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Gjatë realizimit të këtij sesioni janë duke u trajtuar: revizioni, përsëritja e procedurës, kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë dhe kompetenca për paraqitjen e kërkesës për mbrojte të ligjshmërisë
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapo emëruar një prej tyre një është nga komuniteti boshnjak.
Postuar më: 12-05-2023