Nën moduli –Procedura kontestimore-pjesa e parë, sesioni i shtatë: Përbërja e rregullt e gjykatës dhe përjashtimi i gjyqtarit
Më 19 maj 2023, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ Procedura kontestimore-pjesa e parë ”, në mbështetje të trajnuesit z. Zenel Leku, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: përbërja e rregullt e gjykatës, përjashtimi dhe rekuizimi i gjyqtarit nga gjykimi, rrethanat të cilat qojnë deri te përjashtimi i gjyqtarit nga gjykimi dhe kërkesat e palejuara.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapo emëruar prej tyre një është nga komuniteti boshnjak.
Postuar më: 19-05-2023