Nën moduli –Procedurat alternative, sesioni i katërt: Negocimi i marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë
Më 07 mars 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Procedurat alternative” me trajnues z. Kujtim Munishi, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: marrëveshja për pranimin e fajësisë dhe përparësitë dhe mangësitë e Marrëveshjes për pranimin e fajësisë
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 5 prokurorë të sapo emëruar 2022/20223.
Postuar më: 07-03-2023