blog-post

Postuar më: 14-02-2023

Nën moduli –Procedurat alternative, sesioni i parë: Pezullimi i përkohshëm i procedurës (neni 320)

Më 14 shkurt 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Procedurat alternative” me trajnues z. Kujtim Munishi, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: pezullimi i përkohshëm i procedurës, rastet kur zbatohet dhe kur nuk duhet zbatuar kjo procedurë dhe zgjidhjet alternative të kontesteve” dhe format e ndryshme të tyre.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 6 prokurorë të sapo emëruar 2022/20223.

Shpërndaje :