Nën moduli – Procedurat e veçanta sipas KPPK, sesioni i dytë: Paraburgimi
Më 31 janar 2023, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë grupi i dytë, është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Procedurat e veçanta sipas KPPK” me trajnues z. Skender Çoçaj, Gjyqtarë në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni të parë temat që po trajtohen janë: paraburgimi për personat me çrregullime mendore, caktimi i paraburgimit ndaj të miturit me çrregullime mendore, kushtet e veçanta që duhet plotësuar për të caktuar paraburgimi ndaj një personi me çrregullime mendore, pushimi apo ndërprerja e procedurës për shkak të aktvendimit mbi paaftësinë për t’iu nënshtruar gjykimit, zbatimi i procedurës për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik, vendimet gjyqësore dhe shqiptimi dhe llogaritja e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive.
Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre është një nga komuniteti serb
Postuar më: 31-01-2023