Nën moduli: Procedurat e veçanta sipas KPPK, sesioni i katërt: Procedura penale ndaj personave të cilët kanë kryer vepër penale nën ndikimin e alkoolit ose drogës
Më 03 prill 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Procedurat e veçanta sipas KPPK”, në mbështetje të trajnuesit z. Arben Ismajli, Prokuror në Prokurorinë e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto tema: trajtimi me anë të rehabilitimit të detyrueshëm i personave të varur nga droga ose alkooli, shqiptimi i masës për trajtim të detyrueshëm rehabilitues dhe mbikëqyrja e trajtimit të detyrueshëm rehabilitues nga gjykata.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 5 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2022/2023.
Postuar më: 03-04-2023