blog-post

Postuar më: 30-01-2023

Nën moduli – Procedurat e veçanta sipas KPPK, sesioni i parë: Procedurat ndaj personave të cilët kanë kryer vepra penale nën ndikimin e alkoolit ose drogës dhe procedurat penale ku përfshihen kryerësit me çrregullime mendore

Më 30 janar 2023, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë grupi i dytë, është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Procedurat e veçanta sipas KPPK” me trajnues z. Skender Çoçaj, Gjyqtarë në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni të parë temat që po trajtohen janë: Përgjegjësia penale e personit fizik, sëmundjet mendore të përkohshme dhe të përhershme, zhvillimi mendor me ngecje, zbatimi i ekzaminimit psikiatrik dhe aktvendimi mbi aftësinë për t’iu nënshtruar gjykimit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre është nga komuniteti boshnjak.

Shpërndaje :