Nën moduli – Procedurat e veçanta sipas KPPK, sesioni i tretë: urdhëri ndëshkimorë
Më 01 shkurt 2023, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë grupi i dytë, është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Procedurat e veçanta sipas KPPK” me trajnues z. Skender Çoçaj, Gjyqtarë në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni të parë temat që po trajtohen janë: kërkesa për dhënien e urdhrit ndëshkimor, trajtimi me anë të rehabilitimit të detyrueshëm i personave të varur nga droga ose alkooli, shqiptimi i masës për trajtim të detyrueshëm rehabilitues dhe mbikëqyrja e trajtimit të detyrueshëm rehabilitues nga gjykata.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive.
Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë është nga komuniteti boshnjak.
Postuar më: 01-02-2023