Nën moduli: Roli i gjyqtarit në procedurën paraprake, sesioni i dytë- Roli i gjyqtarit në procedurën paraprake në caktimin dhe vazhdimin e masave për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurën penale
Më 06 shtator 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Roli i gjyqtarit në procedurën paraprake”, në mbështetje të trajnuesit z. Agim Maliqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: kompetencat e gjyqtarit të procedurës paraprake dhe urdhëra dhe vendime për ngrirjen dhe sekuestrim të përkohshëm të aseteve.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.
Postuar më: 06-09-2023