blog-post

Postuar më: 28-09-2023

Nën moduli – Shpenzimet e procedurës dhe kërkesat pasurore juridike, sesioni i parë: Shpenzimet e procedurës penale

Më 28 shtator 2023, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë, është duke realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ Shpenzimet e procedurës dhe kërkesat pasurore juridike ” me z, Kreshnik Radoniqi, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit.

Gjatë realizimit të këtij sesioni po trajtohen: aktvendimi për shpenzimet e procedurës, pagimi i shpenzimeve sipas fajit të personit që i ka shkaktuar, efekti i vendimeve tjera lidhur me kompensimin e shpenzimeve dhe shpenzimet e nevojshme të mbrojtësit ose të përfaqësuesit të autorizuar.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga komuniteti turk.

Shpërndaje :