blog-post

Postuar më: 10-05-2022

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit në mes të Akademisë së Drejtësisë dhe Agjencisë për Informim dhe Privatësi

Më 10 maj 2022, Akademia e Drejtësisë dhe Agjencia për Informim dhe Privatësi kanë nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit.

Marrëveshja e Bashkëpunimit, e nënshkruar nga Drejtori Ekzekutiv i AD-së, z.Enver Fejzullahu dhe Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj.Krenare Sogojeva- Dermaku, ka për qëllim bashkërendimin e aktiviteteve të dy institucioneve në sferën e avancimit të çështjeve me interes reciprok, me theks të veçantë afirmimin e mbrojtjes së të dhënave personale dhe qasjes në dokumente publike.

Me këtë rast, z.Fejzullahu dhe znj. Sogojeva- Dermaku u zotuan se të dyja palët do të koordinojnë së bashku aktivitetet me interes të përbashkët, të cilat do të zbatohen në mirëkuptim reciprok dhe në përputhje me rregulloret dhe politikat e të dyja institucioneve respektive.

Shpërndaje :