30-05-2019

Njoftim për zgjatje të afatit të konkursit: Zyrtar Certifikues

Afati i aplikim për konkursin e shpallur në Akademinë e Drejtësisë me datën 15 maj 2019 për pozitën: Zyrtar Certifikues, me numër të referencës 01/20/ZD-AD, shtyhet edhe për shtatë (7) ditë kalendarike, për shkak se nuk është arritur numri i balancuar i aplikacioneve nga aspekti etnik dhe gjinor. Data e fundit për aplikim është 06 qershor 2019. Andaj për informata shtesë mund t’i referoheni konkursit të shpallur për këtë pozitë në gazetat ditore, faqen e internetit të Akademisë së Drejtësisë.

Numrat kontaktues: Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në këtë numër telefoni: 038 200 18 661, 038 200 18 671 prej orës 08:00-16:00, ose në emailin: burimenjerezore.ad@rks-gov.net

Share This Artcle :