17-04-2020

Prill 2020-Risitë në kalendarin e aktiviteteve të EJTN

Të nderuar gjyqtarë / prokurorë,

Duke shpresuar që ky mesazh do ju gjejë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ne dëshirojmë të ndajmë me ju azhurimet e fundit të kalendarit të EJTN që kanë bërë në lidhje me statusin e seminareve të tyre.

Siç mund të jeni në dijeni, EJTN do të ofrojë mundësinë e mësimit në distancë për një numër të madh të aktiviteteve të tyre. Për këtë arsye, ne dëshirojmë t'ju informojmë se procedura mbetet e njëjtë dhe dëshirojmë t'ju inkurajojmë të merrni pjesë. Në rast se ju shfaqni interes, ju lutemi na informoni ne në Akademi pasi do t'ju duhet që t'ju ngarkojmë më parë në OSP – platformën e EJTN-it për mësimin online.

Duke pasur parasysh faktin se nuk zbatohet kufizim buxhetor për seminare online, nuk ka kufi në numrin e kandidatëve / pjesëmarrësve që mund të emërojmë.

Lidhur me këtë, ju lutem shikoni njoftimin e EJTN lidhur me aktivitetin e planifikuar lidhur me të Drejtën Intelektuale në BE – Markat tregtare – CI/2020/03, që është vënë në dispizicion në formë të trajnimit përmes ueb-it:

E mërkurë dhe e Enjte; 15-16 Prill 2020; 10am-12.30pm.

Për më shumë informata lidhur me këtë shikoni njoftimin në vijim si dhe dokumentin e bashkëngjitur për mënyrën e përcjelljes së këtij trajnimi dhe seminaret tjera online të EJTN.

EJTN Save the date

IP_Law_CI_2020_03_webinar_late  

EJTN Calendar of activities novelties

Përshëndetje dhe qëndroni të sigurt,

Akademia e Drejtësisë

Share This Artcle :