blog-post

Postuar më: 10-02-2022

Procedura kundërvajtësve sipas kërkesës së inspektorëve

Më 10 Shkurt 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin online përmes platformës zoom me temë “Procedura kundërvajtësve sipas kërkesës së inspektorëve”.

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është z. Hasan Shala, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në procedurën kundërvajtësve sipas kërkesës së inspektorëve.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive të përcjella me shembuj nga praktika gjyqësore.

Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarët e gjykatave themelore-divizioni i kundërvajtjes dhe inspektoret e Drejtorive të Inspektorateve.

Shpërndaje :