blog-post

Postuar më: 12-12-2023

Procedura paraprake dhe avokimi Mentorim për Bashkëpunëtor Profesional

Më 12 – 13 Dhjetor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me Iniciativën për Sundimin e Ligjit në Ballkanin Perëndimor (WBROLI) i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Madhe dhe Ambasada e Mbretërisë së Madhe në Prishtine, janë duke realizuar Trajnimin për bashkëpunëtorë profesional me temë “Procedura paraprake dhe avokimi”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Gavin Irwin, avokat dhe znj. Gabriele Watts, avokate.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me zhvillimin e aftësive të avokimit, prezantimin e shkathtësive, teknikave dhe koncepteve të reja, duke mësuar nga përvojat e njëri tjetrit.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike, duke prezantuar seancat e mentorimit që do të zhvillohen gjatë gjithë trajnimit.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtorët profesional të PSRK-së dhe DSGJTH.

Shpërndaje :