Procedura penale ku përfshihen kryerësit me çrregullime mendore
Më 8 qershor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke u realizuar trajnim me temë “Procedura penale ku përfshihen kryerësit me çrregullime mendore”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim jonë : z. Avni Mehmeti, Gjyqtar në Gjykatën Themelore Mitrovicë, dhe z. Ramadan Gashi –Trajnues i përhershëm gjyqësor në Akademinë e Drejtësisë
Qëllimi i kësaj tryeze është avancimi i njohurive dhe veçoritë e procedurës penale ku përfshihen kryerës me çrregullime mendore duke i përfshirë edhe dispozitat e reja të KPPK-së, paraburgimi për personat me çrregullime mendore, dhe zbatimi i ekzaminimit psikiatrik.
Metodologjia e punëtorisë është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarë nga Gjykatat Themelore dhe Prokuroret nga Prokuroria Themelore
Postuar më: 08-06-2023