Program i Specializuar i Trajnimit - Dhuna në familje
Më 15-16 Shkurt 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Program i Specializuar i Trajnimit - Dhuna në familje”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Zyhdi Haziri, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe
znj. Shenaj Berisha, prokurore në Prokurorinë Themelore në Prishtinë
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Kornizën ligjore dhe institucionale në këtë fushë ku është kryesisht në përputhje me standardet e BE-së dhe ato ndërkombëtare.
Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët, Prokurorët e Shtetit, Bashkëpunëtorët profesional.
Postuar më: 15-02-2022