Program i Specializuar i Trajnimit Ekstremizmi, radikalizmi dhe terrorizmi – Sesioni II
Më 22-23 Qershor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Program i Specializuar i Trajnimit Ekstremizmi, radikalizmi dhe terrorizmi – Sesioni II”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: Znj, Fikrije Krasniqi Fejzullahu, pokurore në Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe z. Vilard Bytyqi, profesor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Qëllimi i këtij trajnimit është të rrisë kapacitetin e profesionistëve ligjor rreth kornizës ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare kundër terrorizmit.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues të kësaj trajnimit janë: gjyqtarë nga Gjykatat Themelore, bashkëpuntorë profesional, zyrtarë nga Shërbimi Sprovues i Kosovës, ekspert nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe hetues nga Policia e Kosovës.
Postuar më: 22-06-2022