blog-post

Postuar më: 19-06-2023

Program i Specializuar i Trajnimit Krimi i Organizuar – Sesioni II

Më 19-20 Qershor 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Iniciativa për Sundimin e Ligjit në Ballkanin Perëndimor (WBROLI) i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Madhe dhe Ambasada e Mbretërisë së Madhe në Prishtine, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar Trajnimin me temë “Program i Specializuar i Trajnimit Krimi i Organizuar – Sesioni II”. Trajnimi filloi nga përfaqësuesja e Ambasadës së Britanisë së Bashkuar znj. Margaret Belof – Drejtuese e Sundimit të Ligjit.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Richard Gould – Hetues nga Britania Madhe, z. Pedro Gomes Pereira – Prokuror, z. Agim Maliqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme dhe z. Admir Shala, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore ne Prizren.

Qëllimi i këtij trajnimi është që pjesëmarrësit të avancojnë njohuritë themelore lidhur me teknika të veçanta hetimore të krimit të organizuar, mënyrat e vlerësimit të provave në rastet e krimit të organizuar me theks të veçantë të hetimeve financiare.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe prokurorët e Departamentit Special dhe Departamentit të Krimeve të Rënda (niveli themelor dhe i apelit).

Shpërndaje :