blog-post

Postuar më: 10-02-2023

Programi i trajnimeve në institucionet jo gjyqësore trajnim/vizitë e gjyqtarëve dhe prokurorëve të sapoemëruar në Doganën e Kosovës

Më 10 shkurt 2023, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestar ka organizuar vizitë në Doganën e Kosovës për gjyqtarët dhe prokurorët e sapo emëruar (gjenerata e nëntë).

Krahas trajnimit praktik nëpër gjykata, gjyqtarët dhe prokurorët të cilët janë duke e ndjekur trajnimin fillestar realizojnë vizita në institucione të ndryshme të sistemit të drejtësisë dhe jashtë tyre e puna e të cilit ndërlidhet me punën e tyre. Në njërin prej institucioneve është edhe Dogana e Kosovës, ku përfaqësuesit e këtij institucioni, z. Ajet Sejdija dhe z. Liridon Buzhala, udhëheqësa të njësisë në sektorin e hetimeve, në këtë trajnim/vizitë e cila ka qëllim njoftimin mbi sistemin e së drejtës penale në fushën e doganave në Kosovë dhe rolin e oficerit doganor. Gjyqtarët dhe prokurorët u njoftuan edhe me identifikimin e problemeve në praktike dhe bashkëpunimit ndër institucional mes institucionesh.

Po ashtu u trajtua edhe lidhur me kompetencat ligjore të Doganës, infrastrukturën që e rregullon këtë fushë, si dhe roli i zyrtarit doganor. Gjatë trajnimit/vizitës së sotme, gjyqtarët dhe prokurorët parashtruan pyetje dhe zhvilluan interaktivitet me trajnuesit të cilët shpalosën sfidat dhe të dhëna nga ky institucion.

Përfitues të kësaj vizite ishin gjyqtarë dhe prokurorë të sapo emëruar (gjenerata e IX).

Shpërndaje :