blog-post

Postuar më: 21-01-2022

Programi i Trajnimit në Institucionet jo gjyqësore, vizitë e gjyqtarëve të sapo emëruar në “Gjykatën Kushtetuese”

Më 21 janar 2022, në kuadër të trajnimit praktik me institucionet jo gjyqësore për gjyqtarët e sapo emëruar, Akademia e Drejtësisë është duke realizuar vizitë në “Gjykatën Kushtetuese”.

Në fjalën hyrëse gjyqtari z. Nexhmi Rexhepi fillimisht ju uroi mirëseardhjen gjyqtarëve të sapo emëruar duke e cilësuar të duhur qëllimin e kësaj vizite dhe njëherit e vlerësoi lartë bashkëpunimin me Akademinë e Drejtësisë, për të vazhduar më pas diskutimin lidhur me rolin, mandatin dhe sfidat e këtij institucioni në sigurimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellët në fushën e drejtësisë.

Ky program ka për qëllim t’iu ofroj gjyqtarëve të sapoemëruar njohuri lidhur me, rolin e Gjykatës Kushtetuese si dhe juridiksionin e kësaj gjykate dhe palët e autorizuara. Gjithashtu u trajtua kontrolli incidental, parimi i subsidiaritetit dhe kërkesat e kushtetutës për standardet e interpretimit të të drejtave dhe lirive themelore kushtetuese.

Po ashtu gjyqtaret u njoftuan edhe me bashkëpunimin e Gjykatës Kushtetuese me mekanizmat ndërkombëtar.

Përfitues të trajnimit janë gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VIII) ku dy prej tyre nga komuniteti serb.

Shpërndaje :