Punëtoria për Vlerësimin e Nevojave për Trajnime për vitin 2024
Më 27 korrik 2023, Akademia e Drejtësisë në mbështetje të OPDAT përkatësisht Ambasadës Amerikane është duke realizuar Punëtorinë për Vlerësimin e Nevojave për Trajnime për vitin 2024.
Qëllimi i kësaj punëtorie është Vlerësimi i nevojave trajnuese për gjyqtarë dhe prokurorë dhe stafin administrativ gjyqësor dhe prokurorial duke përfshirë edhe prioritetet sipas dokumenteve strategjike të cilat obligojnë Akademinë e Drejtësisë në përmbushjen e tyre.
Me rastin e kësaj punëtorie janë duke u shqyrtuar resurset që nevojiten për të adresuar të gjitha kërkesat për trajnime si dhe koordinimi ndërinstitucional me KGJK dhe KPK si me rastin e përcaktimit të kurrikulës trajnuese ashtu edhe në zbatimin e trajnimeve. Vëmendje e veçantë është duke iu kushtuar nevojës për trajnime të stafit administrativ për shkak të rekrutimit të zyrtarëve të rinjë dhe nevojës për të orientuar programin trajnues në këto kategori.
Të pranishëm në këtë punëtori janë akterët kryesorë të sistemit gjyqësor dhe prokurorial duke filluar nga Kryesuesi i KGJK-së z. Albert Zogaj, Kryetari i Gjykatës Supreme z. Fejzullah Rexhepi, zëvendës kryesuesi i KGJK z. Qerim Ademaj, përfaqësues nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, prokurorë nga Prokuroria Speciale, Kryetari i Gjykatës së Apelit z. Valon Totaj, Kryetarë të Gjykatave Themelore dhe Kryeprokuror të Prokurorive Themelore, si dhe stafi i Akademisë së Drejtësisë.
Kjo punëtori po moderohet nga Drejtori ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë z. Enver Fejzullahu dhe z. John P. Moran, ndihmës shef në Zyrën për Arsimim në Departamentin e Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara (DOJ), Zyra e Edukimit Juridik (OLE), të mbështetur edhe nga specialistja ligjore nga Ambasada Amerikane znj. Benina Kusari.
Postuar më: 27-07-2023