15-05-2023

Rishpallje: EJTN – Mundësi për trajnime dhe programe të shkëmbimit 2023

Është kënaqësi e Akademisë së Drejtësisë së Kosovës t'ju kontaktojë në cilësinë e trajnuesve në AD dhe i rishpall mundësitë e EJTN-it për këtë vit.

Ju lutemi ndiqni lidhjet e mëposhtme për mundësitë:

Seminaret e JTM https://ejtn.eu/activity/judicial-training-methods/

Shkëmbimet e trajnerëve https://ejtn.eu/activity/exchanges/

Shkëmbime për kryetarët e gjykatave dhe kryeprokurorët https://ejtn.eu/activity/exchanges/

  • Kush mund të aplikojë?

Stafi i lartë që punon në Akademi;

Trajnuesit në Akademi (për të ndjekur metodat e trajnimit gjyqësor);

Kryetarët e gjykatave dhe kryeprokurorët (për të marrë pjesë në shkëmbimet e PK-së ose seminaret përkatëse të JTM-së: p.sh. komunikimi, menaxhimi i ndryshimit, etj.).

  • Kërkesat e përgjithshme për pjesëmarrje

Njohuri të gjuhës angleze (si dhe gjermanisht apo frëngjisht nëse aplikohet në institucionin nikoqir dhe trajnues);

Inkurajohen gratë që të marrin pjesë;

Të mos ketë marrë pjesë në 2 vitet e fundit në Aktivitetet e EJTN-it në kuadër të Projektit për Ballkanin Perëndimor II;

Përkujtues për kujdes

Ju lutem që pasi të regjistroheni nga Akademia dhe pjesëmarrja konfirmohet nga EJTN, të mos e anuloni pjesëmarrjen.

  • Si mund të aplikoni?

Në përgjigje të këtij emaili/ njoftimi, hapni lidhjet e programit përkatës (të paraqitur më sipër), si dhe (Shtojca 1 e Kalendarit të Aktiviteteve EJTN për vitin 2023); Zgjidhni aktivitetin që dëshironi të merrni pjesë dhe futni të dhënat në fletën e bashkangjitur Excel (Shtojca nr. 2 në excel), të cilën mund ta dërgoni përsëri në Akademinë e Drejtësisë në adresën aurora.balaj@rks-gov.net ose telefononi +383 38/ 200-18-675.

Afati i fundit për dërgimin e informacionit është 31 maj 2023.

Ju lutem gjeni më poshtë:

Kalendari i Aktiviteteve EJTN-2023

Formulari i aplikimit 

Duke shpresuar se këto mundësi do të jenë një mundësi për të zhvilluar më tej kapacitetet e institucionit të trajnimit gjyqësor dhe të gjyqësorit në përgjithësi.

Share This Artcle :