blog-post

Postuar më: 07-12-2023

Risitë e Kodit të Procedurës Penale

Më 14-15 Korrik 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim në OSBE dhe US-DOJ/OPDAT, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, është duke realizuar trajnimin me temë “Risitë e Kodit të Procedurës Penale”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Agim Maliqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme, z. Admir Shala, kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prizren, z. Burim Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, Departamenti Special, z. Ali Kutllovci, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Qëllimi i këtij trajnimi është që pjesëmarrësit të njoftohen me Risitë esenciale të Kodit të Procedurës Penale të cilat kanë tendencë për ndryshime të nevojshme dhe efektive.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar me raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët, Prokurorët dhe bashkëpunëtorët profesional nga regjioni i Prishtinës.

Shpërndaje :