Roli dhe zbatimi i Ligjit për Azilin si dhe raporti i tij me Konventën ndërkombëtare për azilin
4 Maj 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit të Vazhdueshëm të Trajnimeve organizoi sot trajnim lidhur me temën Roli dhe zbatimi i Ligjit për Azilin si dhe raporti i tij me Konventën ndërkombëtare për azilin.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte që pjesëmarrësit të njoftohen për së afërmi me Ligjin për Azilin, sidomos nga këndvështrimet e raportit të tij ndaj Konventave Ndërkombëtare, protokolleve përkatëse, si dhe nga aspekti i ndërlidhjes së punës institucioneve gjyqësore dhe atyre jo gjyqësore në zbatimin e drejtë të Ligjit për Azilin.
Trajnues në këtë aktivitet ishte z. Hasan Shala, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Republikës së Kosovës.
Trajnimi kryesisht u zhvillua në formë të bashkëbisedimit mes pjesëmarrësve dhe trajnuesit lidhur me përvojat, dilemat dhe pyetjet procedurale gjithmonë bazuar në rastet nga praktika.
Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin gjyqtarë nga instanca themelore nga Komuna të ndryshme si dhe përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht nga Departamenti për Shërbime të Azilit dhe Migrimit.
Postuar më: 04-05-2022