blog-post

Postuar më: 02-02-2022

Shqyrtimi paraprak i padisë

Më 02 Shkurt 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin online përmes platformës zoom me temë “Shqyrtimi paraprak i padisë ”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë z. Shukri Sylejmani, gjyqtar në Gjykatën Supreme dhe z. Zenel Leku, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me shqyrtimin paraprak të padisë, zbatimin në mënyrë korrekte të dispozitave të Ligjit për Procedurën Kontestimore sa i përket verifikimit të plotësimit të prezumimeve procedurale.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarë nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, Gjykata e Apelit, gjyqtarë dhe prokuror nga niveli Themelor.

Shpërndaje :