Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

18-01-2017

Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore - Nenet 2,3,4,5,6 dhe 7

Nga 18-21 janar 2017, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit – Zyra Tej-oqeanike për Zhvillim të Prokurorisë, Ndihmë dhe Trajnim (OPDAT), Departamenti Amerikan i Drejtësisë-Zyra Ndërkombëtare për Narkotik dhe Zbatim të Ligjit, në kuadër të trajnimeve të vazhdueshme organizoi trajnimin “Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore  - Nenet 2,3,4,5,6 dhe 7”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte thellimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me rëndësinë e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore dhe efektit të saj në sistemin juridik të shteteve nacionale veçmas të Republikës së Kosovës.

Në fokus të trajnimit ishte analizimi i dispozitave të nenit 2,3,4,5,6,7 të KEDNJ. Konkretisht u elaborua natyra, rëndësia, efekti dhe fushëveprimi i të drejtës për jetë, nga këndvështrimi i praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, tortura, trajtimi çnjerëzor, degradimi apo dënimi, arrestimi i ligjshëm, procedurat urgjente dhe të drejtat e personit të paraburgosur dhe praktikën gjyqësore të GJEDNJ, si dhe e drejta për një proces të rregullt dhe praktika gjyqësore e GJEDNJ në këtë lëmi.

Me rëndësi ishte edhe analiza e dispozitave të nenit 7 të KEDNJ – mbi të drejtën se “Nuk ka dënim pa ligj”, më konkretisht – standardet dhe praktika gjyqësore e GJEDNJ nga ky aspekt.

Përmes diskutimeve dhe shembujve studimor u elaboruan të drejtat e lartpërmendura në KEDNJ dhe vendimet e rëndësishme të jurisprudencës së GJEDNJ e që janë me vlerë obligative për gjyqtarët dhe prokurorët në Republikën e Kosovës.

Përfitues  në këtë trajnim ishin gjyqtarë të gjykatave në të gjitha nivelet, prokurorë, dhe avokatë nga radhët e OAK.

Shpërndaje :