Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

02-02-2017

Mbrojtja dhe promovimi i diversitetit, tolerancës dhe barazisë në kontekst të legjislacionit mbi mos diskriminim

Më 02 shkurt  2017, Instituti Gjyqësor i Kosovës me mbështetjen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, në kuadër të trajnimeve të vazhdueshme ka realizuar trajnimin nga fusha e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, me temë “Mbrojtja dhe promovimi i diversitetit, tolerancës dhe barazisë në kontekst të legjislacionit mbi mos-diskriminimin”.

Trajnimi u realizua me qëllim që të kontribuoj në avancimin e njohurive profesionale të përfituesve në qartësimin dhe zbërthimin e kompleksitetit të legjislacionit për mos diskriminimin në Kosovë, si dhe qasjen dhe trajtimin e barabartë të komunitetit LGBT nga ana e gjyqësorit.

Në kuadër të këtij trajnimi u elaborua korniza ligjore vendore që rregullon këtë fushë, parimi i trajtimit të barabartë, konceptet kyçe të diskriminimit, kategoritë e diskriminimit, si dhe fushat më të prekura nga kjo dukuri.

Po ashtu gjatë trajnimit u realizuan aktivitete ndërgjegjësimi për diversitet, paragjykime, mos-diskriminim dhe barazi.

Trajnimi u zhvillua përmes shpjegimeve teorike dhe diskutimeve interaktive për vështirësitë në aplikimin e drejtë të legjislacionit mbi mos-diskriminim.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor.

 

Shpërndaje :