Më 08 shkurt 2017, në kuadër të trajnimeve praktike në institucionet jo gjyqësore, IGJK ka realizuar trajnimin për prokurorët e sapoemëruar në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimit Civil të Kosovës.
Qëllimi i organizimit të këtij trajnimi konsistonte në faktin që prokurorët e sapoemëruar të thellojnë njohuritë e tyre duke u njoftuar për së afërmi me rolin, përgjegjësitë dhe punën praktike të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
Gjatë trajnimit u elaborua korniza ligjore në bazë të të cilës funksionon Këshilli dhe ushtron mandatin e tij ligjor, kompetencat e Këshillit, shqyrtimi i ankesave, procedura dhe format e vendimmarrjes në Këshill.
Më tej u shtjelluan afatet dhe veprimet e organeve të punësimit në raport me zbatimin e vendimeve të Këshillit, personat përgjegjës për zbatim të këtyre vendimeve si dhe procedura e njoftimit dhe mos zbatimi i vendimeve të Këshillit, sfidë kjo e cila u potencua si problem aktual i vazhdueshëm.
Trajnimi ishte interaktiv në çdo fazë të tij, me diskutime të shumta për raste praktike dhe sfidat aktuale në fushën e shërbimit civil, të cilat u zhvilluan nga ana e prokurorëve të sapoemëruar dhe zyrtarëve të Këshillit.
Përfitues të këtij trajnimi ishin prokurorët e sapoemëruar të shtetit, gjenerata e VI-të e PTF-së.
08-02-2017