Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-04-2017

Përgjegjësia për dëmin e shkaktuar nga sendi dhe veprimtaria e rrezikshme

Më 05 prill 2017, Akademia e Drejtësisë në kuadër të trajnimeve të vazhdueshme, ka realizuar trajnimin me temë “Përgjegjësia për dëmin e shkaktuar nga sendi dhe veprimtaria e rrezikshme”.

Ky trajnim kishte për qëllim që, gjyqtarët e fushës civile të avancojnë njohuritë e tyre lidhur me përgjegjësinë për dëmin e shkaktuar nga sendi dhe veprimtaria e rrezikshme.

Në pjesën e parë të trajnimit u trajtua përgjegjësia për dëmin nga sendi dhe veprimtaria e rrezikshme, kushtet për kompensimin e këtij dëmi dhe kushtet për lirimin nga përgjegjësia për dëmin e shkaktuar nga sendi i rrezikshëm dhe veprimtari të rrezikshme. Në pjesën e dytë të trajnimit, u trajtuan llojet veçanta të përgjegjësisë për kompensimin e dëmit nga sendi dhe veprimtaria e rrezikshme dhe raste nga praktika gjyqësore.

Gjithashtu u trajtua edhe zbatimi i drejtë i dispozitave të Ligji për Marrëdhëniet e Detyrimeve, që rregullojnë përgjegjësinë për dëmin e shkaktuar nga sendi dhe veprimtaria e rrezikshme, përgjegjësinë për marrjen e kundërligjshme të sendit të rrezikshëm nga zotëruesi, përgjegjësinë për dorëzimin e sendit personit të tretë, përgjegjësinë për të metat e produkteve dhe rastet e veçanta të përgjegjësisë.

Tema e shqyrtuar ishte me interes, marr për bazë numrin e rasteve dhe dilemave në praktikën gjyqësore që i referohen kërkesave për shpërblim të dëmit nga këto baza. Pjesëmarrësit thelluan njohuritë e tyre lidhur me interpretimin e drejt të dispozitave ligjore për përgjegjësinë për dëmin e shkaktuar nga sendi dhe veprimtaria e rrezikshme, analizën dhe zbërthimin në situatat kur nuk ka përgjegjësi civile mbi ketë bazë dhe vlerësimin e lartësisë së shpërblimit të dëmit mbi bazën e përgjegjësisë objektive.

Në trajnim u përdoren metoda të kombinuara të shpjegimit duke përfshirë shpjegime teorike dhe praktike të përcjella me shembuj praktik.

Përfitues ishin gjyqtarë të Gjykatës së Apelit, gjyqtarë të divizionit civil të Departamentit të Përgjithshëm të gjykatave themelore, si dhe bashkëpunëtorë profesional.

Shpërndaje :