Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

14-04-2017

Ndryshimet dhe risitë e Kodit të etikës Profesionale dhe Rregullorja për sjellje të pahijshme

Më 14 prill 2017, Akademia e Drejtësisë ka realizuar trajnimin me temë “Ndryshimet dhe risitë e Kodit të Etikës Profesionale dhe Rregullorja për Sjellje të Pahijshme”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me ndryshimet dhe risitë e Kodit të Etikës Profesionale dhe Rregullores për Sjellje të Pahijshme, për rritjen e besueshmërisë së qytetarëve për sistemin gjyqësor dhe prokurorial.

Gjatë trajnimit u trajtuan ndryshimet dhe risitë e Kodit të Etikës Profesionale dhe Rregullores për përcaktimin e sjelljeve të pahijshme, të cilat rregullojnë respektimin e standardeve të sjelljes profesionale, respektimin e drejtë të ligjit dhe përkujdesja e përhershme e gjyqtarëve dhe prokurorëve në përmbushjen e standardeve të njohura ndërkombëtare të sjelljes. Këto ndikojnë në ngritjen e standardeve më të larta të sjelljes gjyqësore dhe në forcimin e besimit të publikut ndaj gjyqësorit.

Trajnimi u zhvillua në formë të diskutimeve interaktive, me ç ‘rast u përdoren metoda të kombinuara të shpjegimit duke përfshirë shpjegime teorike dhe praktike të përcjella me shembuj nga praktika.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të nivelit themelor të regjioneve të ndryshme.

Shpërndaje :