Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-04-2017

Pjesa e domosdoshme e trashëgimisë dhe cenimi i saj

Më 21 prill 2017, Akademia e Drejtësisë në kuadër të trajnimeve të vazhdueshme, ka realizuar trajnimin me temë “Pjesa e domosdoshme e trashëgimisë dhe cenimi i saj”.

Ky trajnim kishte për qëllim që gjyqtarët e fushës civile ti avancojnë njohuritë e tyre lidhur me pjesën e domosdoshme të trashëgimisë dhe cenimit të saj.

Në pjesën e parë të këtij trajnimi u trajtua pjesa e domosdoshme e trashëgimisë dhe trashëgimtarët e domosdoshëm si dhe llogaritja e pjesës së domosdoshme të trashëgimisë, ndërsa në pjesën e dytë, u trajtua cenimi i pjesës së domosdoshme dhe rrethi i trashëgimtarëve që kanë të drejtë në pjesën e domosdoshme.

Ky institut materialo - juridik i drejtës trashëgimore u trajtua gjithanshëm duke u dhënë përgjigje pyetjeve si: cila është pjesa e domosdoshme nga pasuria trashëgimore e trashëgimlënësit? Cilët janë trashëgimtarët e domosdoshëm? Cilat janë kufizimet e të drejtës së disponimit me pasurinë trashëgimore? Cila është mënyra e llogaritjes së pjesës së domosdoshme? Çka është cenimi i pjesës së domosdoshme dhe mbrojtja gjyqësore?

Gjithashtu u trajtua edhe zbatimi i drejtë i dispozitave të Ligji për Trashëgiminë i Kosovës (LTK) që rregullojnë pjesën e domosdoshme, shembuj studimor, mbrojtja gjyqësore për shkak të cenimit të pjesës së domosdoshme si dhe raste nga praktika gjyqësore. Tematika e shqyrtuar ishte me interes duke marr për bazë numrin e rasteve dhe dilemave në praktikën gjyqësore që i referohen cenimit të pjesës së domosdoshme.

Në trajnim u përdoren metoda të kombinuara të shpjegimit duke përfshirë shpjegime teorike dhe praktike të përcjella me shembuj të shumtë praktik, ku pjesëmarrësit ishin aktiv gjatë gjithë kohës.

Përfitues ishin gjyqtarë të Gjykatës së Apelit, gjyqtarët e divizioneve civile të departamenteve të përgjithshme në gjykatat themelore si dhe bashkëpunëtorët profesional.

Shpërndaje :