Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

30-03-2017

Trajtimi Gjyqësor i Terrorizmit

Bazuar në Marrëveshjen e Bashkëpunimit në mes Akademisë së Drejtësisë dhe Shkollës Kombëtare të Magjistraturës së Francës (ENM) prej datës 26-30 mars 2017 një prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës ka qëndruar në Francë në një program trajnimi me temë “Trajtimi Gjyqësor i Terrorizmit”.

Në përmbajtje, ky aktivitet trajnues përfshinte tema si: Policia kundër terrorizmit dhe mekanizmat e inteligjencës, niveli i kërcënimit nga terrorizmi, mjetet gjyqësore kundër terrorizmit dhe menaxhimi operacional, shpjegimet lidhur me ideologjitë xhihadiste, hetimi i terrorizmit, negocimi në aksionet kundër terrorizmit, roli i informatave inteligjente në procedurat gjyqësore, vendi i ngjarjes tek rastet e terrorizmit, minat dhe mjetet tjera shpërthyese të improvizuara, vendimet gjyqësore dhe sfidat tek rastet e terrorizmit, radikalizmi nëpër burgje si dhe sigurimi i bizneseve e aseteve nga rreziku i terrorizmit.

Fokusi i këtij programi trajnues ishte i drejtuar në aspektin praktik dhe sfidat e drejtpërdrejta të autoriteteve franceze në parandalimin, luftimin e terrorizmit si dhe rehabilitimin e të dënuarve për vepra të ndryshme të cilat ndërlidheshin me terrorizmin. Vëmendje të veçantë i është kushtuar edhe rolit të gruas në idoktrinim, radikalizëm, përkrahje materiale e ndihmë konkrete në kryerjen e veprave penale të cilat ndërlidhen me terrorizmin, e gjithashtu edhe përfshirjes së fëmijëve drejtpërsëdrejti në kryerjen e veprave të ndryshme të terrorizmit. Ky fenomen ishte shqetësues për autoritetet franceze meqë ishte në rritje gjithnjë e më shumë.

Pjesëmarrës të këtij aktiviteti trajnues ishin gjyqtarë dhe prokurorë të vendeve të ndryshme nga Afrika dhe Evropa të cilët po ballafaqohen me sfida të reja nё fushën e terrorizmit, e po ashtu kishte pjesëmarrës edhe nga Amerika Latine. Ky program praktik është financuar nga Ambasada e Francës në Prishtinë.

 

Shpërndaje :