Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

30-06-2017

Gjykimi i madhorëve dhe të miturve në një proces gjyqësor

Më  30 qershor  2017, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me UNCIEF organizon trajnimin me temë Gjykimi i madhorëve dhe të miturve në një proces gjyqësor”.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues do të trajtohen: Procedura penale në rastet kur i mituri kryen vepër penale me të rritur,  bashkimi i procedurës së të miturit me madhor dhe dispozitat të cilat aplikohen në procedurën e bashkuar,  përparësitë dhe mangësitë e procedurës së bashkuar.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit themelor.

Shpërndaje :