Më 13 prill 2017, Akademia e Drejtësisë ka realizuar trajnimin praktik, për prokurorët e shtetit të sapoemëruar, në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Trajnimi synonte që prokurorët e sapoemëruar të avancojnë njohuritë e tyre rreth mandatit ligjor, përgjegjësive dhe rolit të Institutit të Mjekësisë Ligjore në funksion të ofrimit të mbështetjes për punën e prokurorëve, në rastet e trajtimit të lëndëve të kësaj natyre.
Fillimisht u pasqyrua në mënyrë të përgjithshme organizimi dhe struktura organizative e IML-së, baza ligjore mbi të cilën funksionon ky institucion si dhe sfidat aktuale me të cilat ballafaqohet në drejtim të ushtrimit të mandatit ligjor.
Më tej u shtjellua roli dhe rëndësia e mjekësisë ligjore për një proces penal, objektet e ekspertimit dhe investigimi mjeko ligjor dhe metodat tekniko-shkencore të investigimit mjeko ligjor.
Prokurorët e sapoemëruar kishin mundësinë që, për së afërmi të shohin punën praktike të IML-së, duke e vizituar në këtë formë ambientet e tij, si dhe duke përcjellë për së afërmi procesin e realizimit të një autopsie.
Përfitues të këtij trajnimi ishin prokurorët e
13-04-2017