Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

26-04-2017

Takimi i Komitetit Drejtues i projektit “Përforcimi i Ekspertizës Gjyqësore mbi Lirinë e Shprehjes dhe medias në Evropën Juglindore - JUFREX”

Me 26 prill 2017, në Durrës të Shqipërisë është mbajtur Takimi i Komitetit Drejtues i projektit “Përforcimi i Ekspertizës Gjyqësore mbi Lirinë e Shprehjes dhe medias në Evropën Juglindore – JUFREX”.

Qëllimi i takimi të Komitetit Drejtues ishte diskutimi i aktiviteteve të deritanishme të programit të zbatuara gjatë vitit të parë të projektit, hartimi i plani të punës për vitin e ardhshëm në rrafshin lokal dhe rajonal, diskutimi i sfidave që projekti ka hasur gjatë zhvillimit dhe implementimit të aktiviteteve deri tani, sfidat që mund të paraqiten në të ardhmen si dhe shkëmbimi i ideve dhe propozimeve të reja.

Gjatë takimit janë prezantuar komponentët e projektit JUFREX që në fokus kanë lirinë e shprehjes. Komponenti i parë në fokus ka programet e trajnimit me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve për lirinë e shprehjes të gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve, si dhe dy komponentët tjera që lidhen me Autoritetet Rregullatorë dhe Akterët e Medias.

Në takim të pranishëm ishin përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe të Këshillit të Evropës, stafi i projektit JUFREX nga rajonet si dhe përfaqësuesit e të gjitha Akademive të Drejtësisë nga rajoni.

Në këtë takim i cili është organizuar nga Këshilli i Evropës, ka marrë pjesë edhe përfaqësuesi i Akademisë së Drejtësisë së Kosovës.

Shpërndaje :